-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetISHP: Jemi në prag të pikut të gripit/ Ja shërbimi që përdor...

ISHP: Jemi në prag të pikut të gripit/ Ja shërbimi që përdor Ardit Gjebrea për të shmangur pritjet dhe rradhët nëpër spitale

Virusi i gripit që ka dominuar këtë dimër në vend është në prag të pikut. Javën e kaluar u raportuan 15 mijë infektime, ndërsa sipas të dhënave paraprake të Institutit të Shëndetit Publik këtë javë shifrat pritet të jenë më të larta.

“Të dhënat paraprake flasin për një rritje të rasteve krahasuar me javën e kaluar. Po i afrohemi pragut epidemik të gripit në vendin tonë. Javën e kaluar numri absolut i infeksioneve ishte rreth 15 mijë. Në të dhënat paraprake që kemi mendohet që kjo javë t’ia kalojë me një numër pak më të lartë. Mund t’i afrohet pragut epidemik. Kemi një shtim të intensitetit të virusit të gripit. Momentalisht janë tre viruse që e kemi thënë, tipi A tipi B që kanë bërë të dominojnë me koronanavirusin. Sot kemi dominimin të virusit t gripit. Maksimumi mund të kemi një 10 ditësh që do të ketë shtim të intensitetit.”

Eksperti i ISHP, Dritan Ulqinaku shpjegon se gripi është më agresiv këtë vit për shkak të dobësimit të Covidit.

“Ka një zbutje të koronavirusit dhe varianteve të reja të Covid. Kanë treguar një rritje të influencshmërisë për një klinikë të dobët. Duke qenë një klinikë e dobët ka bërë të dalin në pah virusi i gripit. Mund të ketë numër të lartë të personave që preken nga Covid, por shenjat janë aq të lehta saqë nuk shkojnë të testohen. Për këtë arsye numri i testeve pozitive në institutin tonë është shumë i vogël.”

Më të prekur nga virusi i gripit janë fëmijët dhe të moshuarit.

Nëse doni që të shmangni rradhët e gjata nëpër spitale, pritjet para zyrës së mjekun, rrezikun nga infektime të ndryshme, por edhe të përfitoni një sërë benefitesh të tjera, ne ju sygjerojmë shërbimin novativ “Teleshëndet”, i cili ju mundëson të keni mjekun në celularin tuaj, në çdo orë të ditës dhe kudo ndodheni.

Që prej fillimit të vitit 2020, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për klientët e saj shërbimin “TeleShëndet”.

Kjo risi në tregun e sigurimeve në Shqipëri është përqafuar nga mijëra individë dhe biznese, ndërsa mundëson:

  • Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Ngarkimi dhe ruajtja e analizave të ndryshme
  • Marrja e recetës mjekësore online
  • Në rast kur ju rekomandoohet një ilaç, mjekët e “TeleShëndet” ju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj

Por përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin mjekësor “SIGAL TELESHENDET

Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.

Si shkarkohet “TeleShëndet”

Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo celular, iPhone apo Android. Regjistroheni në pak minuta dhe 24 orët e para mund ta provoni falas shërbimin e mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat