Në Shqipëri është konfirmuar rasti i parë me virusin RSV. Një 16 vjeçar rezulton i prekur dhe sipas informatave nga ISHP, për shkak të komplikacioneve ai u intubua në spitalin infektiv.
“Po është konfirmuar rasti i parë më RSV. Duhet të themi se virusi RSV është një virus i zakonshëm që qarkullon çdo stinë bashkë me gripin. Në dijeninë time ka dalë nga spitali seopse gjëndja është shumë e mirë,” tha Artan Simaku, epidemiolog.
Ky virus prek më shumë fëmijët e kryesisht foshnjet. Epidemiologu Artan Simaku sqaron se RSV përhapet njësoj si gripi dhe covidi.
“Tek fëmijët e vegjël mund të shfaqet në një formë më të rëndë sesa gripi por jo kërcënuese për jetën. Zakonisht kjo prek foshnjat nën 1 vjeç”, tha ai.
Rrugët e frymëmarrjes dëmtohen më së shumti.
Shkakton dhe disa komplikacione tek fëmijët e vegjël siç janë bronkiolitet, bronkopneumonia,” tha ai.
Vaksina antigrip nuk na mbron nga RSV,ndaj qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
“Jo, nuk mbron sepse mbron në mënyrë indirekte. Duke qenë i mbrojtur ndaj gripit nuk ka ulje të imunitetit të organizmit,” tha ai.
Për çdo vit RSV ka bashkëqarkulluar me gripin në vendin tonë, por këtë dimër ekspertët e huaj po ngrenë alarimin për rrezikun që vjen prej tij.