9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Defiçiti tregtar u rrit në 2022-in," INSTAT: Eksportet u rritën me 487...

“Defiçiti tregtar u rrit në 2022-in,” INSTAT: Eksportet u rritën me 487 mld lekë, importet 950 mld lekë

Defiçiti tregtar u rrit edhe gjatë vitit 2022, duke shkuar në 464 miliardë lekë. raporti i fundit I INSTAT, evidenton se eksportet shqiptare shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, por edhe vëllimi I importeve është me tregues në rritje.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 eksportet e mallrave arritën në vlerën e 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18,7%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar është rritur me 7,3%, krahasuar me vitin 2021.

Grupmallrat që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve gjatë vitit 2022 ishin mineralet, lëndë djegëse, energjia elektrike, materiale e ndërtimit, metalet dhe produktet tekstile.

Ndërkohë, mallrat që kanë ndikuar në rritjen vjetore të importeve janë lëndët djegëse, energjia elektrike, materialet e ndërtimit, metalet, ushqimet, pijet dhe duhani.

Në 2022 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Kosova dhe Gjermania. Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Spanja.

Rritje të importeve Shqipëria ka pasur me Italinë, Turqinë dhe Kinën ndërsa ulja më e madhe ka ndodhur në importet me SHBA, Rusi dhe Austri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat