Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, arrestuan shtetasin Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, në urën e fshatit Gjoricë, duke drejtuar automjetin me targa angleze është përplasur me një automjet tip ‘Mercedes Benz’.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.
Mësohet se 2 prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital.
Katër të plagosurit u dërguan në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Tre nga të plagosurit, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 28 vjeç, Kadrie Markeçi, ishin në mjetin me targa angleze, ndërsa Firuze Istrefi 56 vjeç është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
LEXO EDHE: Bilanc lufte nga aksidentet rrugore/ Në dy ditë 5 viktima dhe 9 të plagosur