Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e sotme në Divjakë, ku për pasojë janë regjistruar 2 viktima dhe 5 të lënduar.
Më i fundit është ai i orës 17.00 kur drejtuesja e mjetit tip “Opel” ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rrugë, e si pasojë nëna e saj që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja Burbuqe Alcani., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja Hasime Alcani, si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Ndërkohë, rreth orës 16:30 një tjetër aksident u shënua në Divjakë, me pasojë humbjen e jetës së shoferit të mjetit dhe plagosjes së katër pasagjerëve që udhëtonin në të.