14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 17-vjeçari pa leje drejtimi/ Rreziqet e...

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 17-vjeçari pa leje drejtimi/ Rreziqet e drejtimit të mjetit pa patentë

17-vjeçari, i cili përplasi të moshuarin 73-vjeçar që më pas ndërroi edhe jetë, është arrestuar nga policia.

I riu po drejtonte një automjet tip “Mercedes Benz” pa patentë kur përplasi të moshuarin që po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

CILAT JANË RREZIQET E DREJTIMIT TË MAKINËS PA PATENTË?

Drejtimi i makinës pa patentë përbën shkelje ligjore dhe mund të ketë pasoja të rënda.

Shoferët mund ta humbasin patentën për një sërë arsyesh. Për shembull, juve mund t’ju pezullohet apo revokohet patenta sepse:

  • Nuk keni sigurimin e makinës;
  • Mund të jeni dënuar nga drejtimi i makinës nën efektin e substancave të palejuara;
  • Apo për shkak të shkeljeve më të rënda.

Çdo vend ka përcaktuar një sërë penalitete strikte lidhur me drejtimin e makinës nën ndikimin e substancave dhe të pijeve të ndaluara. Diçka e tillë mund të çojë në pezullimin e patentës suaj për disa muaj.

Një shkelje e dytë, mund të rezultojë në pezullimin e patentës suaj për një vit.

Ndërsa një shkelje e tretë, mund t’ju çojë deri në burg dhe/ose detyrimin për të kryer shërbime komunitare.

Cili është dallimi ndërmjet pezullimit të patentës dhe revokimit të patentës?

Pezullimi i patentës. Privilegjet e drejtimit të makinës tërhiqen për një perkudhë të caktuar kohore dhe këto të drejta mund t’ju rikthehen pas përfundimit të pezullimit të patentës. Arsyet e pezullimit variojnë sipas shteteve/vendeve.

Për shembull, juve mund t’ju ulen pikët e shoferit në patentën tuaj nëse ju jeni dënuar për shkelje të caktuara si, për shembull, për drejtimin e pakujdesshëm të makinës apo drejtimin e makinës duke folur apo shkruar në telefonin tuaj. Pas arritjes të një limiti të caktuar pikësh, juve mund t’ju pezullohet patenta.

Revokimi i patentës. Zakonisht revokimi i patentës do të thotë spërfundimi i privilegjeve tuaja të drejtimit të makinës.

Revokimi i patentës shpesh ndodh për shkak të shkeljeve më të rënda apo të shkeljeve të shumëfishta. Një shofer duhet të riaplikojë për një patentë pasi ka përmbushur kërkesat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Çfarë ndodh me sigurimin e makinës nëse ju pezullohen apo revokohen privilegjet e patentës? 

Kompania juaj e sigurimit mund ta anullojë policën e sigurimit nëse patenta juaj apo patenta e personit të siguruar pezullohet apo revokohet për ndonjë arsye.

Kompanitë e sigurimit shpesh mund të bashkëpunojnë me institutcionet shtetërore për t’i njoftuar ato mbi anullimin e policës suaj.

Nëse polica juaj anullohet dhe ju nuk keni një mbulim aktiv (apo ju zgjidhni që të mos siguroheni), shteti mund të kërkojë dorëzimin e targave dhe të privilegjeve tuaja të drejtimit të makinës.

Ju mund t’ju duhet që të blini një sigurim të ri për makinën tuaj sapo ta rimerrni patentën mbrapsht.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

Çfarë ndodh nëse ia jepni makinën tuaj një personi pa patentë?

Përgjithsësisht, sigurimi i makinës ndjek makinën dhe jo shoferin. Kjo do të thotë se, polica e sigurimit mund të ofrojë mbulim nëse një mik apo anëtar i familjes suaj e përdor makinën tuaj bazuar në një autorizim të rregullt të lëshuar për këtë qëllim.

Megjithatë, nëse një mik apo anëtar i familjes që nuk ka patentë apo autorizimin e sipërpërmendur, atëherë ju do të jeni përgjegjës për dëmtimet materiale apo shëndetësore në rast aksidenti.

Kompani juaj e sigurimit mund t’jua mohojë dëmshpërblimin e dëmit sepse ju ia keni dhënë makinë tuaj një shoferi pa patentë.

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM MTPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton palëve të treta. Kjo i jep të drejtën kompanisë të sigurimit, pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar, ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar (regres). Pa harruar këtu interesat dhe shpenzimet.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, shkakton dëmin qëllimisht apo aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

KUJDES! Mos përdorni asnjë mjet motorik nëse nuk jeni të pajisur me lejen e duhur të drejtimit pasi pasi pasojat finanaciare dhe jo vetëm mund të jenë tepër të larta.

LEXO EDHE: Siguracioni i detyrueshëm i makinës/ Hapat që duhet të ndiqni për tu dëmshpërblyer në rast dëmi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat