9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë gjendje kome pas aksidentit me dy viktima, "arrest me burg" për...

Në gjendje kome pas aksidentit me dy viktima, “arrest me burg” për shoferin e mjetit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë, pak ditë më parë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjergji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa ai vetë ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në autostradën Durrës -Tiranë, ku mjeti që drejtonte 26-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.

Edhe pse dinamika e aksidentit është ende e paqartë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

Viktimat nga aksidentet rrugore janë kategorizuar nga profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço si një bilanc lufte.

Karamuço ka bërë të ditur se viktimat nga aksidentet rrugore janë në shifrat e një bilanci lufte, me 180 deri në 200 jetë të humbura njerëzore në vit.

“Ndërkohë që nuk dihet sa të plagosur kemi, sa të paralizuar kemi. Njeriu në këto statistika është një aset, dëmi i një personi është dëm shtetëror, dëm kombëtar”, u shpreh ndër të tjera ai gjatë një interviste për Abc.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, në një analizë të disa viteve më parë rendiste shkaqet kryesore përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri, ndër të cilat përmendim:

Drejtimin e mjetit pa praktikën e duhur; humbjen e reflekseve apo kontrollit të mjetit; infrastruktura rrugore;mjetet e tejpërdorura në rrugë të këqija; mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse; drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit; përdorimi multifunksional i rrugëve pa kriter duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta; mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore; vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve; përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë; mungesa e frikës ndaj ligji.

LEXO EDHE: Tetor 2022/ 84 aksidentet rrugore dhe 105 të vrarë dhe të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat