Kushdo që hyn në Shqipëri me një automjet me targa të huaja, e ka detyrim ligjor të jetë i pajisur me Siguracionin “Polica Kufitare”.
Kohëzgjatja e këtij siguracioni mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit, ndërsa mbulon:
– Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj që qarkullojnë brenda Shqipërisë.
– Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
– Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.
Sipas raportit më të fundit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022, SIGAL UNIQA Group Austria, ashtu si në klasa të tjerë sigurimi, edhe tek Polica Kufitare vijon të mbetet lidere në treg.
Nga 8 kompani që operojnë në Shqipëri, SIGAL kryeson tregun e “Policës Kufitare” duke zënë rreth 19% të tij.
INOVACION
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve shqiptare, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.
Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.
Hyni KËTU dhe blini në pak minuta siguracionet e automjetit tuaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.
Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.
LEXO EDHE: “Kartoni Jeshil” nga SIGAL UNIQA, pasaporta e shqiptarëve për udhëtimet jashtë vendit
Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n
Çdo klient përfitues, i siguruar, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.
Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
- Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
- Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
- Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
- Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
- Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
- Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.
Nuk duhet harruar fakti që, SIGAL UNIQA paguan shumë më shumë dëme krahasuar me primet që disponon kundrejt tregut. Dhe kjo është një ndër arsyet pse klientët besojnë te bashkëpunimi me SIGAL.
Pranë klientëve që prej vitit 1999
SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.
Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.
Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria