24.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri përfshin pallatin në ndërtim në Tiranë/ Siguracionet që i nevojiten një...

Zjarri përfshin pallatin në ndërtim në Tiranë/ Siguracionet që i nevojiten një kompanie ndërtimi

Në katin e parë të një pallati në ndërtim e sipër ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym që ka mbuluar për disa momente të gjithë zonën. Ngjarja ka ndodhur te “Bulevardi i Ri” në Tiranë.

Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

Rreziqe që nuk duhen neglizhuar/ Çfarë u nevojitet ndërtuesve dhe çfarë ofron SIGAL UNIQA

Ndërtimi është një prej bizneseve që po njeh rritje dhe zhvillim vit pas viti në të gjithë Europën dhe që gjeneron shumë të ardhura.

Edhe në Shqipëri ndërtimi vijon rritjen, kryesisht në Tiranë që prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.

Sipas INSTAT, gjatë viti 2022, lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113 miliardë lekëve në total, me një sipërfaqe totale rreth 2.7 milionë metra katrorë.

Ndërkohë ritmin më të lartë të ndërtimeve e ruan Tirana me një tendencë që pritet të vijojë në rritje. Gjatë vitit 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katrorë.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

LEXO EDHE: 2.7 milionë m² leje ndërtimi në Shqipëri me vlerë 113 miliardë lekë gjatë 2022/ Siguracionet që i nevojiten një kompanie ndërtimi

Por ndërtimet që kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e investimeve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, kompani e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

Një prej siguracioneve që do t’ju duhen është edhe “Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit” i bërë i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çdo objekti tjetër pas tërmetit të nëntorit 2019.

Për Kompanitë me aktivitet në fushën e ndërtimeve, Ligji përcakton 5 siguracione të detyrueshme sipas 3 VKM-ve nga të cilat dy janë për Përgjegjësinë e Ndërtuesit dhe 1 VKM për Përgjegjësinë Profesionale të Projektuesit, Zbatuesit dhe Përgjegjësinë Publike të Zhvilluesit.

VKM 693, datë 02.10.2019, kur bëhet kolaudimi i pallatit që të nxirret certifikata e përdorimit ose në rast rikonstruksioni / shtesë të një objekti ekzistues.

Polica e sigurimit ka një afat 10-vjeçar dhe mbulon financiarisht ndërtuesit për çdo dëmtim material ose fizik si dhe shpenzime ligjore në rast padie.

Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit (10 year Builder Liability Insurance) dëmshpërblen si dëmet materiale ashtu dhe ato shëndetësore.

Sipas kesaj VKM-je sigurimi duhet te jete per nje shume sa vlera e situacionit perfundimtar te punimeve (pra kosto ndertimi) sipas lejes se ndertimit.

Polica e sigurimit do t’ju dëmshpërblejë atëherë kur do të bëheni përgjegjës i ligjshëm për:

  • Shembjen tërësore apo të pjesshme të ndërtesës
  • Dëmtimet fizike dhe aksidentale
  • Dëmtimet e pronës materiale, etj.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulon të gjitha dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Seksioni i Dëmeve karshi të tretëve është i detyrueshëm me VKM nr.873 datë 27.12.2022 për projekte me vlerë mbi 100 milionë lekë. Sigurimi duhet të mbulojë dëmet karshi palëve të treta deri në 15% të vlerës totale të punimeve ndërtimore.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale.

Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Seksioni i Dëmeve karshi të tretëve është i detyrueshëm me VKM nr.873 datë 27.12.2022 për projekte me vlerë mbi 100 milionë lekë.

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht. Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Në fushen e ndërtimit ky sigurim është bërë i detyrueshëm me VKM nr.873 dt.27.12.2022 ku për çdo projekt investitori duhet ti kërkojë Projektuesit dhe Zbatuesit të punimeve sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale.

Sipas kësaj VKM-je, duhet që limiti i përgjegjësisë/Shuma e siguruar së këtyre dy policave duhet të jetë minimalisht 15% e vlerës totale të projektit.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës.

PSE NDËRTUESIT ZGJEDHIN SIGAL UNIQA-n

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç çmimeve më preferianciale në treg, ofron garancinë e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe të qënurit pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të financave dhe sigurimeve në Austri dhe Europë.

Ndaj mos hezitoni të merrni një ofertë nga specialistët e Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group Austria, përmes:

Tel: +355 4 22 33 308

ose

e-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, Ndërtojmë të Sigurt së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat