Shqipëria po bëhet gati të çelë një sezon tjetër të ri; jo turistik, por atë të zjarreve. Vitet e fundit, vendi po përballet gjithnjë e më shumë më sfidën e shuarjes së tyre, çka ngre vazhdimisht pikëpyetjen se sa i përgatitur eshtë vendi për t’i përgjigjur kësaj natyre emergjence të përvitshme.
Më tej, raporti evidenton se një nga mangësitë kryesore të sistemit të emergjencave civile është mungesa e pajisjeve për shuarjen e zjarreve, pasi një pjesë e tyre është e vjetëruar ose mungon fare.
Shumica e zjarrfikëseve të Shqipërisë, evidentohet në raport, janë donacione dhe kanë më shumë se 60 vite që janë prodhuar e që kanë probleme me mirëmbajtjen.
“Për të ngritur një sistem të fortë zjarrfikës dhe shpëtues që mund të mbulojë të gjithë skenarët realist të katastrofave në vend, nevojitet një investim domethënës”, shkruhet më tej në raport.
Gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milion dollarë. Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Fondi ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.