Njëjtë si për udhëtimet jashtë vendit, vaksina antiCovid do të jetë “viza” që të rinjtë të mund të futen në fakultet.
Në të vetmen hyrje, në secilin prej tyre, sot e në vazhdim janë parashikuar të stacionohen punonjës sigurie me qëllim për të mos lejuar asnjë student “të pabindur” ndaj shkencës të marrë pjesë në leksione a seminare.
Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.
Gjatë fundjavës, pedagogët kanë hartuar programin mësimor dhe oraret me qëllim për të shmangur mbingarkesat dhe kufizuar praninë e të gjithë studentëve njëkohësisht në të njëjtin ambient.
Mesazhi urues për nisjen e këtij viti akademik më në fund në auditorë, i ministres së Arsimit, Evis Kushi, është shoqëruar me thirrjen që të vaksinohen edhe ata që nuk kanë mundur apo dashur ta bëjnë një gjë të tillë deri më tani.