Julian Deda ka folur për herë të parë me banorët e Big Brother Vip 3, për vdekjen e të atit, aktorit të mirënjohur Zef Deda.
Ai është shprehur se është e vështirë të shohësh prindin të ikë dhe nuk ke asnjë fuqi për të bërë diçka.
I prekur, ai ka treguar edhe një nga bisedat e fundit që ka bërë ai dhe i vëllai me të atin.
“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: ‘A po më jepni pak frymë mor burrë’. Se s’merrte dot frymë, kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj o babi hape gojën të jap unë”.