1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVatrat e zjarrit në Peshtan rrezikojnë antenat e televizioneve e kompanive celulare,...

Vatrat e zjarrit në Peshtan rrezikojnë antenat e televizioneve e kompanive celulare, digjen varrezat

Vatrat e zjarreve kanë sjellë dëme të mëdha përgjatë këtyre muajve të fundit në vend. Shkak për këtë është bërë thatësira e madhe, ndërkohë që me sa duket edhe me uljen e temperaturave nuk është përmirësuar ende kjo problematikë.

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Peshtan të Fierit, flakët e të cilës po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Zjarri mendohet se ka nisur nga një ullishte dhe më pas të ndihmuara nga era kanë marrë përpara edhe pyllin e pishave. Aktualisht flakët kanë djegur varrezat e zonës, teksa rrezikohen seriozisht edhe antenat e kompanive celulare dhe ato të televizioneve që ndodhen në zonë.

Shqipëria mbetet një ndër vendet më të rrezikuara nga këto lloj fatkeqësish, teksa viti 2021 mendohet të jetë një ndër më të vështirët. Përgjatë periudhës korrik-gusht vatra të mëdha zjarri dogjën mijëra hektar tokë nga veriu në jug, duke e bërë të vështirë fikjen e tyre.

Ende nuk dihen dëmet materiale që këto flakë në rang kombëtar kanë sjellë, por më të prekurit janë blegtorët, bujqërit apo edhe shtetasit që banonin pranë zonave të djegura. Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Këtë e tregon edhe analiza e fundit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Sigurimeve, sipas së cilës, aftësia paguese e SIGAL UNIQA Group Austria është 208.2%, solide dhe në tejkalim të kërkesave ligjore të AMF duke ofruar garanci dhe standard europiane për klientët e saj.

“AMF vlerëson mjaftueshmërinë dhe tejkalimin e kërkesave ligjore të kapitalit të kompanisë në masën 130% (Deri më: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri më: 31.03.2021)”, thuhet ndër të tjera në raportin e AMF.

 

Por cilat janë shifrat e dëmeve të paguara nga SIGAL UNIQA, veçanërisht për rastet e zjarrit?

Gjatë vitit 2020, SIGAL u pagoi 1607 klientëve të saj një dëm prej rreth 6.3 milionë eurosh (761,396,553 lekë). Ndërsa për 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë paguar rreth 2 milionë euro dëme (237,224,204 LEKË).

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan u shkatërruan plotësisht nga zjarri, por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambiente akoma më moderne. SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë (të vjetra) për kinemanë në Korçë dhje 320 milionë lekë (të vjetra) për Teatrin në Elbasan.

Dhe a e dini ju sa kushton sigurimi i pronës? Vetëm 1 Euro për m2 në vit. PO, PO vetëm 1 euro për metër katror!

Le të marrim një shembull të thjeshtë: nëse keni një banesë 70 m2, sigurimi i saj nga zjarri apo tërmeti, kushton vetëm 70 euro në vit. Mjafton të kurseni 6 euro në muaj dhe prona juaj do të jetë e mbrojtur nga çdo e paprituar.

Për më shumë informacion rreth paketave të sigurimit që ofron SIGAL UNIQA mund të klikoni në Sigal.com.al, mund të komunikoni me specialistët tanë në Ëhatsapp +355 68 606 2829 ose të vizitoni çdo zyrë SIGAL në qytetin tuaj.

 

Asnjë nga ne nuk mund të parashikojë fatkeqësitë me të cilat mund të përballemi, por një gjë e kemi në dorë: të sigurojmë veten, shtëpinë, biznesin dhe gjithçka me vlerë tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat