Ditën e sotme mbahet koncerti i tretë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”.
Ky eveniment muzikor sjell para publikut shkupjan pianistin italian Alberto Ferro, së bashku me grupin “Camerata Balcanica”.
Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore për Maqedoninë e Veriut mundësohet nga kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”.
Si pjesë e Grupit SIGAL, “UNIQA Macedonia”, përveç përgjegjësisë kontraktuale të realizuar nëpërmjet dëmshpërblimeve, i kushton një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale, duke kontribuar në projekte sociale, kulturore, sportive, artistike si dhe në arsim e edukim.
Që prej vitit 2009, Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.
Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë.
Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.
Kjo sjellje e kompanisë ndaj qytetarëve, ka bërë që sot të ketë mbi 1 milion klientë që i besojnë këtij grupi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sigurimin e jetës, pronës, shëndetin, automjetin dhe dhe çdo asset të tyrin me vlerë.
SIGAL UNIQA Group Austria, prej vitesh vazhdon të ruajë pozicionin e saj si lidere e tregut të sigurimeve në rajon, duke numëruar në total 8 kompani sigurimi Jetë, Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensioni Vullnetar.
UNIQA, Jetojmë më mirë së Bashku…