25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Skupi KamerFest"/ UNIQA sponsorizon ngjarjen e rëndësishme kulturore

“Skupi KamerFest”/ UNIQA sponsorizon ngjarjen e rëndësishme kulturore

Ditën e sotme mbahet koncerti i tretë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”.

Ky eveniment muzikor sjell para publikut shkupjan pianistin italian Alberto Ferro, së bashku me grupin “Camerata Balcanica”.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore për Maqedoninë e Veriut mundësohet nga kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”.

Si pjesë e Grupit SIGAL, “UNIQA Macedonia”, përveç përgjegjësisë kontraktuale të realizuar nëpërmjet dëmshpërblimeve, i kushton një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale, duke kontribuar në projekte sociale, kulturore, sportive, artistike si dhe në arsim e edukim.

Që prej vitit 2009, Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.

Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë.

Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Kjo sjellje e kompanisë ndaj qytetarëve, ka bërë që sot të ketë mbi 1 milion klientë që i besojnë këtij grupi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sigurimin e jetës, pronës, shëndetin, automjetin dhe dhe çdo asset të tyrin me vlerë.

SIGAL UNIQA Group Austria, prej vitesh vazhdon të ruajë pozicionin e saj si lidere e tregut të sigurimeve në rajon, duke numëruar në total 8 kompani sigurimi Jetë, Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensioni Vullnetar.

UNIQA, Jetojmë më mirë së Bashku…

LEXO EDHE: “UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat