Emisioni “Profil” në Scan Tv kishte mysafirnkëtë të premte Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.
Gjatë intervistës me gazetaren Suela Demiri, Ponari u ndal në të gjitha etapat e rrugëtimit të tij në biznes ndërsa u ndal edhe në një moment shumë të rëndësishëm për të, kompaninë që drejton dhe mbarë kombin shqiptar: sjelljen e armëve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Sipas Ponarit, armët u morën në sigurim nga SIGAL në vlerën 35 milionë euro ndërsa rrëfeu edhe peripecitë dhe vështirësitë që pati ky proces shumë delikat.
Ponari: Ato mbërritën në Shqipëri dhe të nesërmen ambasadori i Austrisë më kërkoi të ktheheshin pas.
Demiri: Pa u ekspozuar…
Ponari: Pas 10 minutash më telefonoi edhe CEO i UNIQA-s dhe më thotë të njëjtën gjë. Atij i them menjëherë se do ti garantoj unë, do ti marr unë përsipër.
Demiri: Po pse kërkonin të ktheheshin? Pse u penduan?
Ponari: Kur i vendosën në Muze ata e panë që nuk plotësohej asnjë kusht. Dhe frika ishte shumë e madhe që ato të merreshin.
Përveç riskut financiar që ishte 35 milionë euro, morëm përsipër ruajtjen fizike të tyre.
Gjatë ekspozimit në Muzeun Historik Kombëtar, shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut u vizitua nga 1.7 milionë vizitorë.
Emisioni i plotë: