17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSi të kurseni sa më shumë para me rregullin "50-30-20"

Si të kurseni sa më shumë para me rregullin “50-30-20”

Përsërisni ’50/30/20′ dhe do të keni sekuencën numerike e cila ju duhet të bëni llogaritë për të përballuar jetesën deri në fund të muajit sipas Warren, pa pasur nevojë të drejtoheni tek ‘burri i shtëpisë’.

Planifikimi i një buxheti familjar nuk është kurrë i thjeshtë, sidomos kur duhet të përballohen shpenzime të rëndësishme si blerja e një automjeti ose një shtëpie. Aq më tepër që edhe në kohët e sotme për fat të keq, edukimi financiar mbetet në fushën e aftësive mashkullore, edhe pse ‘mbretëreshat e shtëpisë’ janë gratë, shkruan Living.

Megjithatë, senatorja amerikane Elizabeth Warren, juriste dhe akademike e njohur, e cila madje i ka dhënë emrin e saj një teorie ekonomike empirike, por me dobi të madhe.

Përsërisni ’50/30/20′ dhe do të keni sekuencën numerike e cila ju duhet të bëni llogaritë për të përballuar jetesën deri në fund të muajit sipas Warren, pa pasur nevojë të drejtoheni tek ‘burri i shtëpisë’.

Cili është rregulli 50/30/20?

Le të nisim nga baza. Të kursesh do të thotë para së gjithash, të mos shpenzosh. Pasi të kemi sqaruar këtë, vështirësia qëndron në të kuptuarit se sa do të duhet të lëmë mënjanë çdo muaj për të optimizuar rezultatet, për të shmangur gjërat e kota dhe për të kuptuar atë që na nevojitet vërtet. Metoda e Elizabeth Warren parashikon që rreth 50% e të ardhurave të dikujt i kushtohen ‘nevojave’–qofshin këto qiratë, faturat e shërbimeve, shpenzimet e ushqimeve dhe nevojave të tjera bazë.

Nga shuma e mbetur, 30% i kushtohet ‘dëshirave’ të cilat përfshijnë ato shpenzime që nuk janë rreptësisht të nevojshme siç janë darkat jashtë, shopping, abonimet në shërbime të ndryshme. Së fundi, 20%-shi i mbetur do të duhet të shkojë në kursime.

‘Është e qartë se përqindjet do të ndryshojnë sipas situatës suaj personale, por ato përfaqësojnë një tregues të mirë të përgjithshëm-, shpjegon Oliver Sachgau, ekspert financiar, krijues i aplikacioneve bankare dhe investimesh që ndihmon në mënyrën e mbajtjes së shpenzimeve nën kontroll përmes shënimeve të shpenzimeve mujore. E rëndësishme është të ndani një shumë fikse për kursimet, duke e lënë mënjanë në fillim të muajit”.

‘Gjurmoni’ shpenzimet

Cilido qoftë objekti i dëshirës suaj (të ardhshme), të qenit i vetëdijshëm se sa mund të kurseni çdo muaj për ta arritur atë, është thelbësore për të planifikuar të ardhmen tuaj. Para së gjithash, duhet të jeni të vetëdijshëm për shpenzimet tuaja mujore dhe për ta bërë këtë, duhet të mbani shënim shpenzimet tuaja, ndoshta duke i ndarë ato sipas kategorive.

Pasi të keni shkruar gjithçka, do të jetë më e lehtë të identifikoni të ashtuquajturat shpenzime diskrecionale, domethënë ato që nuk na duhen rreptësisht dhe rrjedhimisht t’i shkurtojmë ato. Duke u hedhur një sy, mund të kuptoni se është e mundur të hiqni dorë nga një ose dy vakte jashtë në javë duke përgatitur diçka në shtëpi. Për sa i përket pushimit të detyruar të  drekës në barin pranë punës, është e mundur të bëni edhe këtu disa rregullime, duke i kompensuar me shopping; a ju duhet vërtet një pulovër në çdo ngjyrë të paletës kromatike?

Ndoshta ato pantallonat bezhë ngjajnë shumë me ato që keni në dollap nga dimri  i kaluar. “Kujdes edhe me shpenzimet e vogla të përsëritura, të cilat kur bashkohen, mund të kenë një peshë më të madhe se sa mendojmë- sugjeron eksperti Vivid– Pasi të vendosni kategorinë e shpenzimeve që do të shkurtoni, vendosni një tavan maksimal dhe përpiquni t’i përmbaheni çdo muaj”.

Mos u largoni nga qëllimi

Ashtu si me shumë rituale të tjera pozitive, edhe me kursimin, vështirësia nuk është për ta filluar, por për të mbetur konstantë me kalimin e kohës.  Ruajtja e qëllimit tuaj (pa u stresuar shumë për çdo qindarkë) do t’ju ndihmojë të jeni të motivuar. Rregulli 50/30/20 tregon natyrshëm një objektiv minimal i cili gjithashtu mund të jetë më i lartë dhe të ndryshojë me kalimin e kohës.

Një muaj shpenzimet fikse mund të jenë më pak se 50% e pagës dhe ato që lidhen me kënaqësinë e mirëqenien më pak se 30%. Në këtë rast, shuma e mbetur do të jetë më e madhe se 20% dhe mund të lihet mënjanë e të investohet në mënyra të ndryshme, duke ndjekur një parim diversifikimi që merr parasysh objektiva të ndryshëm financiarë.

Rregulli 50/30/20 i teorizuar nga Warren tregon se nuk është e nevojshme të kemi një burrë në familje për të përballuar jetesën në shtëpi dhe mbi të gjitha se si çdo dëshirë është e mundur brenda kapaciteteve tona, nëse kemi një qëllim të qartë dhe mbajmë nën kontroll shpenzimet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat