Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut, ka arritur në 2500.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në garë kohën për të nxjerrë nga rrënojat, personat të cilët mund të jenë ende të gjallë poshtë ndërtesave të shembura.
Fshatra të tërë janë fundosur, të tjerë të rrënuar, në disa prej tyre toka është ndarë më dysh nga lëkundjet.
Të paktën 300 mijë njerëz u prekën nga lëkundjet në Marrakesh dhe rajonet përreth sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Një aktivist në zonat malore komunikon për mediat e huaja se situata është katastrofike, teksa shtëpitë me tulla balte kanë varrosur njerëzit dhe strukturat e paqëndrueshme të tyre kanë shkaktuar më shumë viktima.