Numri i pensionistëve në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje të ndjeshme.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në vendin tonë ka 556,803 pensionistë ku rreth 460 mijë jetojnë në qytet dhe 96 mijë në zonat rurale.
Sipas llojit të pensioneve, pensionet e pleqërisë zënë 83% të numrit të pensioneve gjithsej, pensionet e invaliditetit 10% dhe ato familjare 7%,.
Përqindjen më të lartë të numrit të pensioneve të pleqërisë e ka qarku i Tiranës me 24,7% dhe përqindjen më të ulët e ka qarku i Kukësit me 2,0% të numrit gjithsej të pensioneve të pleqërisë në shkallë vendi.
Të ndalur më tej tek ndihma ekonomike e cila është një pagesë periodike në para kesh që u jepet familjeve pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, qarku i Elbasanit regjistron familjet më në nevojë me rreth 26%, e ndjekur nga Dibra me 17%, ndërsa numrin më të vogël të familjeve përfituese e kishte qarku i Durrësit përkatësisht me 1,3% dhe ai i Gjirokastës me 1,5%.
Gjithashtu qarku i Elbasanit mban dhe numrin më të alrtë të përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar me një mesatare prej 47 persona për 1.000 banorë, ndërsa qarku me numrin më të vogël për 1.000 banorë ishte Tirana, me një mesatare prej 13 personash në pagesë të aftësisë së kufizuar.
Për personat e regjistruar si punëkërkues të papunë përqindja më e lartë e përfituesve të kësaj pagese u konstatua në qarqet e Beratit, Korçës dhe Shkodrës përkatësisht me rreth 9%, të ndjekura nga Tirana me rreth 7%, ndërsa më e ulta u konstatua në qarqet e Durrësit, Fierit, Kukësit dhe Vlorës me rreth 3%.
LEXO EDHE: Shqipëria rrit moshën e pensionit, ekspertët: Duhet menduar për skema të tjera alternative