16.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlanifikoni të udhëtoni drejt SHBA-ve? Ambasada e SHBA del me njoftim të...

Planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-ve? Ambasada e SHBA del me njoftim të rëndësishëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt SHBA-ve, që lidhet me rregullat anti-Covid.

Ambasada u bën apel qytetarëve që të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve para se të vendosin të udhëtojnë.

NJOFTIMI 

“Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara? Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj.

Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane.”

Lexo edheDo të studiosh apo punosh jashtë Shqipërisë? Ja çfarë duhet të dish para se të trokasësh në ambasadë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat