15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë sa shtete të botës mund të udhëtoni? Ja sa e fuqishme...

Në sa shtete të botës mund të udhëtoni? Ja sa e fuqishme është pasaporta shqiptare

Shqipëria ja ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo për sa i përket fuqisë së pasaportës së saj.

Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit. Lista e plotë dhe vështrimet e ekspertëve në lidhje me renditjen më të fundit janë të disponueshme në Raportin Global të Lëvizshmërisë 2023 T1 duke klikuar këtu.

Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?

Për sa i përket vendit tonë, Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 115-të vende.

Kështu, pasaporta jonë ja kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës në vendin e 101-të me akses në vetëm 41 shtete.

Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesushme nga zotëruesit e një pasaporte afgane ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat