Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe.
Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra shkrepëtima.
Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët. Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti.
23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion. Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, sipas të dhënave.
Metereologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkrepëtima në një orë. Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera.
Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani–Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.
Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq me reshje të dendura.
LEXO EDHE: Cilës nga këto fatkeqësi natyrore i druheni më shumë? Ja si përgjigjen shqiptarët
Për çdo pyetje shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s