16.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 60% nuk janë të targuar/ Kërkohen ndryshime në Kodin Rrugor për...

Mbi 60% nuk janë të targuar/ Kërkohen ndryshime në Kodin Rrugor për të regjistruar mjetet bujqësore

Nga traktorët për punimin e tokës te kombajnat për shirjen e drithit, bashkë me makineritë me karroceri.

Mbi 60% e mjeteve bujqësore në vend nuk janë të regjistruara.

Kjo problematikë e mbartur në vite për përfaqësues të sektorit bujqësor shpesh pengon fermerët të kultivojnë apo korrin të mbjellat.

Ne kemi paraqitur edhe një kërkesë për ndryshme ligjore në Kodin Rrugor për të formalizuar mjetet e mekanikës bujqësore. Kemi një koeficient shumë të ulët të shfrytëzimit të tyre pasi janë të patarguara dhe pa dokumentacionin e nevojshëm”, u shpreh Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e shkuar në vend ishin të regjistruara vetëm 1 mijë e 549 mjete bujqësore.

Në raport me vitet paraardhëse kjo shifër rezulton në rënie e sipër.

Prandaj është e domosdoshme që të ndryshojë ligji. Të lihet një periudhë e caktuar 1-2 vjeçare që të gjithë zotëruesit të regjistrohen. Fundja nuk është vetëm faji i tyre që situata është këtu sot”, shtoi Rrapaj.

Kjo për kryetarin e Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj do të ndihmonte edhe në “luftën” ndaj korrupsionit.

“Për të kaluar sot drejtuesit e mjeteve bujqësore të patarguara detyrohet të paguajnë dikë nga policia”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat