16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMercedes Benz bie nga “froni” shumëvjeçar në Shqipëri/ 41% e autoveturave...

Mercedes Benz bie nga “froni” shumëvjeçar në Shqipëri/ 41% e autoveturave gjithsej janë më të vjetra se 20 vjet

Markat BENZ dhe Volkswagen janë më të pranishmet në rrugët e Shqipërisë. Benz ishte i pari i preferuari pas viteve ’90 për shkak të fortësisë së përshtatshme për rrugët e shkatërruara, ndërsa më pas filloi të preferohej Volkswagen si makinë ekonomike, por ndërkohë hynë dhe marka të tjera të shumëllojshme.

Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullonin 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.

Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi BENZ.

Të dhënat e INSTAT për 3-mujorin e parë të këtij viti tregojnë se, “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Marka e tretë më e preferuar është DAIMLER CHRYSLER (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%).

LEXO EDHE: Oferta e Verës nga ‘Toyota Albania’ që nuk duhet humbur/ 2000 € ulje për çdo model ‘Yaris Hybrid’ dhe plot 10 vite garanci

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”).

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.

41% e autoveturave janë më të vjetra se 20 vjet

Flota e mjeteve që operojnë në Shqipëri vijon të mbetet shumë e vjetër dhe po zëvendësohet me ritme të ngadalta. Gati 41% e autoveturave që qarkullonin deri në fund të vitit 2022 kishin një moshë më të lartë sesa 20 vite. 51% kishin një moshë nga 11-20 vite; 5.5% nga 6 deri në 10 vite dhe vetëm 5 mijë makina, apo 0.8% janë të reja, me vit prodhimi prej më pak sesa dy vjet.

LEXO EDHE: Rriten aksidentet rrugore në qershor/ Në 6 muaj 90 viktima dhe 632 të plagosur

Durrësi kryeson për numrin e lartë të automjeteve

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë në qarkun Durrës është 301, i ndjekur nga qarku Lezhë me 287 autovetura për 1.000 banorë. Qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është qarku Korçë me 165 autovetura për 1.000 banorë.

61% e autoveturave janë manuale

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (60,8%) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2022.

74% e makinave janë me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë në vitin 2022 përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,7% nga 73,6% në vitin 2021, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,7% ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 17,3% që ky grup zinte deri në vitin 2021.

Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Naftë” në vitin 2022, është rritur me 7,8% në krahasim me vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” është rritur me 4,5% krahasuar me vitin 2021.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat