Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ekspert i njohur i ekonomisë jep 4 këshilla për ata që duan të investojnë në tregun e Bitcoin dhe kriptomonedhave.
1. Kujdes sepse çmimet luhaten shumë – kjo sjell risk të lartë për të qenë viktimë.
2. Për këtë shkak mos investoni në Bitcoin më shumë se 5 % të parave që do të investoni në një vit në çdo lloj investimi.
3. Tregu i kriptomonedhave është i pa rregulluar. Tregjet financiare të pa mbikëqyrura kanë risk shumë të lartë.
4. Joshja nga “fitimet teorike” që ju bëjnë milioner apo miliarder ne ëndrra, mund t’ju baj “viktima reale” nëse luani paratë dhe kursimet tuaja ose të fëmijëve tuaj ne investime që për normat e fitimit që premtojnë apo që ju prisni – ne ekonomistët paralajmërojmë të bëni kujdes sepse ato norma fitimi marramendëse “janë shumë të bukura për të qenë të vërteta.