Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka informuar për situatëm e reshjeve në vend, duke bërë me dije se ka një përmirësim të konsiderueshëm në Shkodër e Lezhë.
Në rreth 4356 ha sipërfaqe ka prani uji, ndërsa tërheqja bëhet ngadalë. Në qarkun e Shkodrës janë evakuuar rreth 318 banorë, ndërsa janë shpëtuar dhe 57 krerë bagëti.
Në Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet e normalizuar, ndërsa po monitorohet niveli i lumenjve, veçanërisht lumit Drin, Gjadër dhe Erzen.
Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri në orët e vona të mbrëmjes ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat parashikohen të shkaktojnë edhe problematika me vërshimet e ujit.
Në 80% të territorit të vendit pritet të ketë rrebeshe të vazhdueshme reshjesh, me intensitet shumë të lartë. Kjo shton rrezikun dhe zgjerimin e hartës së deritanishme të përmbytjeve.
Ultësira Perëndimore pritet të jetë më e goditura.
Katastrofat natyrore godasin shumë vende, rajone dhe popullata, por Shqipëria mbetet mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike.
Sigurimi nga Katastrofave Natyrore mbron bizneset dhe banesat nga fatkeqësi si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Kohë përmbytjesh dhe dëmesh të mëdha, mesazhi i Ardit Gjebresë për shqiptarët
Industria e Sigurimeve, shtylla e katër e ekonomisë së një vendi
Një ekonomi e shëndetshme sot nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi.
Misioni i një kompanie sigurimi është kompensimi i dëmeve që rrjedhin nga ngjarje natyrore, pakujdesi njerëzore, probleme shëndetësore etj.
Në botë paguhen mbi 3000 euro prime për frymë në vit, ndërsa Shqipëria është mes vendeve të fundit me 35-40 euro. Shkak për këtë është e kaluara, mentaliteti komunist por edhe kultura e dobët qytetare.
Por shteti ka një rol të rëndësishëm por ekonomia e tregut bën që edhe qytetari të ketë përgjegjësi personale.
Shteti, si rregullator, në një treg të mbikqyrur, ndërton bazën ligjore dhe rrit ndërgjegjen qytetare dhe incentivat që ata të jenë pjesëmarrës në përballimin e rreziqeve dhe dëmeve përmes skemave financiare.
Çfarë ndodh në botë në të tilla raste? Askush nuk e mendon banesën e tij, pronën e tij, blegtorinë apo bujqësinë të pasiguruara. Po në Shqipëri, ku të gjenden paratë për të bërë diçka të ngjashme? Këtu hyn shteti dhe roli i tij.
Sigurimet kanë lindur si një mënyrë për të transferuar rreziqet te kompanitë e sigurimeve, të cilat kanë kapacitetet për të mbuluar dëmet financiare që mund ti ndodhin një individi, një grupi individësh apo edhe një shoqërie të tërë.
Megjithatë, rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë theksuar edhe një herë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe.
Përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe në zona të tjera të vendit treguan se përballë forcës së natyrës edhe shteti dorëzohet, ndaj duhen gjetur mekanizma që zbusin kostot financiare pas çdo fatkeqësie natyrore.
Në publik janë hedhur shumë ide e propozime por gjithçka është më e lehtë dhe e thjeshtë: të bëjmë atë që kanë bërë shtetet e tjera para nesh dhe që kanë rezultuar të suksesshme.
AMF dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë kanë kërkuar në fillim të këtij viti “Sigurimi të detyrueshëm për katastrofat natyrore”, që sipas tyre, do të mundësonte përputhshmëri të plotë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe mbulim optimal për të gjithë qytetarët, me çmime më të përballueshme. Ndërsa për qytetarët në pamundësi ekonomike mund të ndërhyjë qeveria përmes subvencioneve.
Kompanitë e sigurimit në Shqipëri kanë të gjitha kapacitetet për mbulimin e katastrofave, si dhe kanë partnerë risigurues ndërkombëtar të fuqishëm për mbulim të këtij rreziku. Ato janë gati ta ofrojnë për të gjithë qytetarët këtë sigurim, pavarësisht ndryshimit të riskut nga njëra zonë në tjetrën.
Një tjetër ide e hedhur prej kohësh në publik është edhe ajo e “pool-eve” në sigurime.
Por çfarë është një “pool” në industrinë e sigurimeve? Si mund të ndërveprojë shteti me kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur financiarisht nga ngjarje me dëme të mëdha, siç janë tërmetet, përmbytjet e katastrofa të tjera natyrore?
Një ‘pool’ është një grup siguruesish dhe risiguruesish, të cilët bashkojnë kapacitetet e tyre teknike dhe financiare për të mbuluar/ofruar mbrojtje me sigurim dhe risigurim për disa rreziqe të sjella së bashku në ‘pool-e’ bashkësigurimi dhe bashkërisigurimi.
‘Pool-et’ e sigurimit janë një mënyrë për të ofruar sigurim dhe mbulim me sigurim për rreziqe me një profil tejet të lartë.
Shpesh ‘pool-et’ në sigurime përdoren si një metodë për ofrimin e sigurimeve ndaj njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të blerë sigurime.
Për shembull, qytetarët në shtetin e California-s, SHBA, shpesh blejnë sigurimin e tërmetit nëpërmjet një ‘pool-i’ sigurimesh sepse sigurimi i shtëpisë në këtë shtet mund të përjashtojë në mënyrë specifike tërmetet nga rreziqet e emërtuara në policat e sigurimit.
Banorët që janë të ekspozuar nga stuhitë, tornadot apo uraganët në Amerikën e Veriut mund të përfitojnë nga ‘pool-et’ e sigurimeve për të aksesuar sigurimin sepse policat e tyre të sigurimit të shtëpisë nuk i mbulojnë këto rreziqe.
Ka raste kur një ‘pool’ sigurimi ngrihet me mandat qeveritar, për të krijuar një burim që do të lejojë individët apo ngjarjet më rrezik të lartë që të kenë akses në sigurim.
Ky do të ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku shteti të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve për të krijuar një ‘pool’ sigurimesh për katastrafat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses në sigurime, të jenë të mbuluar financiarisht dhe nga ana tjetër edhe të krijonte një lehtësi për buxhetin e shtetit, sepse dëme të përmasave të mëdha janë të papërballueshme edhe për vetë arkat e shtetit.
Cilat janë përfitimet e ‘pool-eve’?
- ‘Pool-et’ mobilizojnë kapacitetet dhe asetet financiare të partnerëve të ndryshëm për ti vënë në dispozicion të mbulimit të një ngjarje madhore;
- Ofrojnë një ekspertizë teknike dhe dije shumë më të konsoliduar, sepse në të marrin pjesë ekspertë të shumë kompanive, me dije dhe eksperienca të ndryshme;
- Ofrojnë zgjidhjet e sigurimeve dhe të mbrojtjeve për rreziqe specifike, të cila në kushte normale nuk mund të mbulohen vetëm nga një ose dy kompani;
- Mundësojnë rregullimin e tregut, duke shmangur monopolin dhe disbalancat e krijuara si pasojë e ‘luftës’ për treg të kompanive;
Franca, Turqia, Irani, Australia, Algjeria, një pjesë e madhe e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembuj që tregojnë se si janë bashkuar kapacitetet dhe asetet për të krijuar një ‘pool’ për mbulimin e rreziqeve që i përkasin katastrofave natyrore.
Shembujt e ‘pool-eve’ për katastrofat natyrore në disa vende:
Pool-i Francez
Ky sistem i ofron të gjithë të siguruarve mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Që kjo garanci të jetë efektive, duhet të deklarohet gjendja e katastrofës natyrore me një dekret ndërministror.
Skema e ngritur është një sistem reciprociteti: çdo kush që ka marrë në sigurim një pronë, ndërprerje biznesi apo policë për sigurimin motorrik kërkohet që të paguajë kontribute edhe nëse ai person nuk është i ekspozuar.
Mbulimi financohet nga një prim shtesë, si një tarifë standarte, mbi politikat e sigurimeve motorrike, si edhe në policat e sigurimit të pasurisë.
Pool-i Algjerian
Në Algjeri, sigurimi nga katastrofat natyrore ka qenë i detyrueshëm që nga 1 shtatori 2004. Mbulohen katër evente: tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut me shtetin që duhet të deklarojë situatën e katastrofave natyrore.
Garancia i shpërndahet të gjithë siguruesve në treg, të cilët zbatojnë një tarifë të zakonshme.
Pool-i Turk
Ndryshe nga ‘pool-et’ franceze dhe algjeriane, ‘pool’ turk mbulon vetëm rreziqet nga tërmetet. Ky mbulim i detyrueshëm është vënë në jetë që nga viti 2000. Ky ‘pool’ drejtohet nga Eureko. Shumat e mbuluara janë të kufizuara në 50,220 $ për banesat.
Shumat mbi 50,220 USD mund të merren në sigurim nga siguruesit mbi baza vullnetare ndërsa tarifat përcaktohen sipas shtrirjes së ekspozimit ndaj rreziqeve.
Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2.
“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.
Shqipëria dhe ndryshimet klimaterike
Shqipëria, një vend i vogël e me një ekonomie të brishtë që varet nga sektori i shërbimeve, i industrisë dhe ai bujqësor, përballet me një gamë sfidash në adresimin e rreziqeve si pasojë e ndryshimeve klimaterike.
Vulnerabiliteti i furnizimit me energji të Shqipërisë dhe sektori bujqësor, i kombinuar me një seri përmbytjesh të vrullshme dhe të rrëshqitjeve të tokës, janë duke e ngritur përgatitjen e Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimaterike në një prioritet në planifikimin zhvëllimor të vendit.
Projeksionet e ndryshimeve klimaterike në Shqipërisë të kryera nga institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, tregojnë për një rritje të temperaturës nga 2.4°C – 3.1°C deri në vitin 2050, që do të jetë e karakterizuar nga kushte ekstreme moti, përmbytje, thatësi, valë të nxehti, si edhe rreshje të variueshme, por që gjatë sezoneve të verës do të jenë mesatarisht më të ulta.
Sektorët që preken më shumë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ndryshimet klimaterike janë: bujqësia ku do të ketë rritje të vdekshmërisë së gjësë së gjallë, më shumë insekte, fara të këqia dhe patogjene; burimet me rënie të niveleve të lumenjve e rritje të shpeshtësisë së përmbytjeve; shëndeti i njeriut me një rrezik më të lartë të goditjeve nga nxehtësia, si edhe impakti i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut; zonat bregdetare me dëmtimin e infrastrukturës bregdetare që do të shoqërohet me humbje në habitatin lagunor; ekosistemet me një rritje të rasteve të zjarreve në pyje, shkatërrim apo zhvendosje të habitatit; dhe së fundmi, energjia dhe infrastruktura me reduktimin e potencialit të hidroçentraleve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.
DËMET NGA FATKEQËSITË NATYRORE NË BOTË
Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.
Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.
Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar!
Askush në botë, nuk mundet dot të parandalojë tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe fenomene të tjerë natyrorë. Por duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme që dëmet, efektet dhe dhimbja që lenë pas këto ngjarje të jenë sa më të vogla.
Nuk duhet harruar që siguracionet janë një element i rëndësishëm i jetës së çdo qytetari. Asnjë shtetas europian apo amerikan nuk mund ta mendojë veten e tij, pronën e tij, shëndetin e tij të pa siguruar. Ndërsa në Shqipëri vazhdojmë ende ti konsiderojmë siguracionet si taksa. Kurrësesi jo!
Për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]