0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIzraeli, Britania e Madhe dhe vaksina anti-COVID

Izraeli, Britania e Madhe dhe vaksina anti-COVID

Nga Dr. Erion Dasho

Izraeli po jepet rëndom si shembulli i dështimit të programit të vaksinimit kundër COVID-it. Vendi me 90% të popullatës së vaksinuar, përjetoi në datën 1 shtator mbi 20 mijë raste ditore, rekordi më negativ gjatë pandemisë.

Por a është e vërtetë se programi i vaksinimit anti-COVID ka dështuar?

Në se risjellim në vëmendje javët dhe muajt e parë kur lançoheshin vaksinat anti-COVID, të gjithë prodhuesit bënë dy komente të rëndësishëm:

Asnjë vaksinë nuk mbronte 100% nga varianti bazë dhe kjo mbrojtje pritej të ulej në raport me mutacionet.
Vaksinat nuk garantonin imunitet të përjetshëm (pak a shumë e ngjashme me vaksinën e gripit e cila aplikohet çdo vit në vjeshtë).
Në këto kushte, në Izrael nuk po ndodh asnjë çudi. Thjesht u provua paralajmërimi se vaksina nuk mbron 100% dhe mbrojtja që ajo ofron dobësohet gjashtë muaj pas vaksinimit.
Por, duke i hedhur një sy statistikave të Izraelit, nuk mund të mos bjerë në sy:

Në janar 2021, mesatarja 7-ditore e rasteve arriti një maksimum prej 8,500 rastesh, ndërkohë vdekshmëria arriti një maksimum prej 65 vdekjesh me një Rast Fatalitet prej 7.6 vdekje për 1,000 raste.

Në shtator 2021, mesatarja 7-ditore e rasteve arriti maksimumin prej 10,000 rastesh, por me një vdekshmëri prej më pak se 30 vdekjesh, çka përkon me një Rast Fatalitet prej 3 vdekje për 1,000 raste.

Diferenca në Mbretërinë e Madhe është edhe më e shprehur. Rast Fataliteti në janar ka qenë rreth 21 për 1,000 raste (1,245 vdekje në 60,000 raste), ndërsa në shtator u ul në 3.1 për 1,000 raste (110 vdekje në 35,000 raste).

Përfundimisht në një shoqëri të imunizuar rishtazi si ajo britanike, vaksinimi mund ta ketë ulur Rast Fatalitetin midis 6 dhe 7 herë, ndërsa kur kalojnë mbi gjashtë muaj nga vaksinimi (si në Izrael), vaksinimi mund ta ketë ulur Rast Fatalitetin rreth 2,5 herë.

Këto shifra flasin se vaksinat cilësore si ato që përdoren në Izrael dhe Britaninë e Madhe (Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) mund të ulin ndjeshëm Rast Fatalitetin prej COVID-it me efektivitetin më të lartë brenda 6 muajve të parë nga momenti i vaksinimit.

(në vijim, grafikët që krahasojnë ecurinë e epidemisë në Izrael para dhe pas vaksinimit)

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat