Një tjetër makine në Vlorë i është vënë zjarri qëllimisht gjatë natës që shkoi, e treta në pak ditë. Dëmi kësaj radhe nga zjarrvënësit iu shkaktua Klodian Nazërit, banor i fshatit Kotë të Vlorës.
Sipas Policisë, zjarri ka rënë në orën 1:12 në makinën që ndodhej brenda në një garazh në lagjen “Astane” të Kotës dhe “Mercedes-Benz” është djegur plotësisht. Një grup hetimi ka shkuar në vendin e ngjarjes po po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Krahas 3 makinave që iu është vënë qëllimisht zjarri ditët e fundit në Vlorë, janë djegur edhe dy të tjera që kanë qënë parkuar afër tyre, kështu që numri në total i mjeteve të djegura është pesë.
Më 17 maj 2022, rreth orës 2:35 në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, Policia njoftoi se kishte marrë flakë dhe djegur plotësisht një makinë “Mercedes-Benz” në pronësi të R.I, 58 vjeç, banues në këtë lagje.
Ndërsa më 14 maj 2022, po rreth orës 2 një makinë u dogj në lagjen 10 Korriku të qytetit, një Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.
LEXO EDHE: SIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit
Pse na nevojitet siguracioni KASKO?
KASKO nga SIGAL UNIQA është siguracioni që mbron automjetin tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme, jeni apo jo ju fajtori.
Siguracioni që kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër. Ndërsa mbulimin e plotë ndaj çdo dëmi ,si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin në rrugë, e bën vetëm siguracioni KASKO.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësi të shumta kombinimi: FULL KASKO, KASKO LIGHT apo MINI KASKO, në varësi të mundësive tuaja apo dëmeve që doni të mbuloni.
Çfarë mbulon ky siguracion?
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofat Natyrore
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse