14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHiqet taksa 10 euro për fluturimet, rritet numri i fluturimeve/ Shëndeti në...

Hiqet taksa 10 euro për fluturimet, rritet numri i fluturimeve/ Shëndeti në Udhëtim i besohet SIGAL-it

Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së fluturimit prej 10 eurosh. Qëllimi i ndihmës, sipas Këshillit të Ministrave, është rritja e numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë si dhe ulja e çmimit të biletave, ndërkohë që plani ofron një avantazh ekonomik për ndërmarrjet ekonomike në këtë treg.

Në Vendim Qeveria citon Ministrinë e Infrastrukturës, sipas së cilës në vitin 2021, në Shqipëri ka 19 operatorë ajrorë, kundrejt vitit 2019, në të cilin kanë ushtruar aktivitetin 17 operatorë ajrorë. Sipas MIE-s, heqja e tarifës aktuale, do të ketë një impakt domethënës në uljen e çmimit të biletave, duke ndikuar pozitivisht tek operatorët për të rritur numrit e destinacioneve të fluturimeve nga aeroporti, në përputhje me objektivat e Strategjisë së Aviacionit Civil.

Gjatë vitit 2019 në aeroportin e TIA-s janë regjistruar rreth 3,338,147 pasagjerë, ndërkohë që në vitin 2021 ky numër arriti në 2,923,533 pasagjerë. Vlerësohet se ulja e çmimit të biletave, si pasojë e heqjes së tarifës aktuale, do të rrisë edhe më shumë aksesin në aviacion dhe parashikimi i pasagjerëve, vetëm gjatë 2022, pritet të arrijë në 4 milionë pasagjerë.

Çfarë na duhet kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë

Nëpër botë shumë pak gjëra janë falas, aq më shumë shëndetësia që kushton jo pak. Për këtë ju duhet siguracioni “Shëndet në Udhëtim”.

Siguracion do të thotë siguri, garanci, qëndrueshmëri dhe normalitet, në këtë rast për atë që çdo njeri e ka të shtrenjtë, Shëndetin.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion shëndeti në udhëtim në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro, në rastet kur edhe pse mund të mos e mendoni, përfundoni me emergjencë në spital për shkak të një aksidenti apo për shkak të fillimit të përkeqësimit papritmas të një sëmundjeje të rëndë.

Teksa paguani për biletën, valixhen, merrni me vete rrobat më të zgjedhura, projektoni fotot më të bukura, jeni përgatitur edhe për ndonjë blerje të vogël andej apo për të provuar ushqimet tradicionale të shtetit ku shkoni, mos kurseni 4 euro. Është një shpenzim sa dy kafe në vendet e BE-së por që vlen aq shumë për ju, për shëndetin tuaj, që ta bëni gjumin të qetë.

SIGAL UNIQA, kompania më e besuar për udhëtimet jashtë Shqipërisë

Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën për periudhën janar-mars 2022 ku SIGAL UNIQA Group Austria rënditej sërish si kompania më e besuar e shqiptarëve, dominuese në treg dhe me më shumë dëme të paguara se çdo kompani tjetër.

Edhe sa i përket produktit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL vijon të kryesojë tregun, madje duke e dominuar atë.

Dominimi i kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria në këtë produkt është shumë i dukshëm.

Me rreth 68% të totalit, SIGAL le shumë pas 7 kompanitë e tjera që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve të Jo-Jetës.

LEXO EDHERasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Kjo shifër e lartë lidhet edhe me cilësinë e produktit dhe seriozitetin e SIGAL UNIQA-s karshi klientëve të saj.

Për më tepër, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” dhe Siguracionit anti-COVID, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, shërbimit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje”.

LEXO EDHE: “Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Produkte të tilla, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon jo vetëm në shifra por edhe në perceptim.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat