9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjyqet për gjobën dhe patentën, Gjykata e Lartë do të unifikojë praktikën

Gjyqet për gjobën dhe patentën, Gjykata e Lartë do të unifikojë praktikën

Gjykata e Lartë ka caktuar 27 janarin e vitit 2023 për një proces ku do të njehsojë praktikën gjyqësore për shoferët që kundërshtojnë në Gjykatën Administrative ndëshkimet e Policisë Rrugore.

Njehsimi i praktikës do të bëhet jo për gjobat, por për dënimin plotësues që marrin disa nga drejtuesit e mjeteve, që është heqja e patentës për një kohë të caktuar, apo ulja e pikëve në patentë.

Sipas një vendimi të gjykatës së Lartë, që e çoi çështjen për bashkim të praktikës, nevoja e njehsimit ka lindur për shkak të interpretimit të ndryshëm të ligjit nga gjyqtarë të ndryshëm të Gjykatave Administrative.

“Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se në lidhje me këtë problematikë, ka praktika të ndryshme nga Gjykata Administrative e Apelit si dhe nga trupa të ndryshme gjykuese të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga momenti i krijimit të gjykatave administrative e deri më sot”.

Kjo për faktin se ligji funksional i Gjykatës Administrative, në disa raste, në varësi të vlerës së gjobës, i ndalon palës të kundërshtojë vendimin e Shkallës së Parë në Apel, apo në Gjykatën e Lartë.

Pra, nëse një drejtues mjeti nuk zhbënte gjobën financiare në gjykatë, ai nuk mund të kërkonte në Apel as patentën e pezulluar për disa muaj.

Për këtë shkak, sipas Gjykatës së Lartë, pikëpyetja që ngrihet për unifikimin e praktikës gjyqësore është, a do të zbatohet ky ndalim ligjor edhe për dënimin plotësues, heqjes së patentës, apo pikëve të saj? Në 27 janar kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje një kolegj Administrativ prej pesë anëtarësh, vendimi i të cilëve do të orientojë më pas gjykatat më të ulëta administrative.

LEXO EDHE: Rrugët që vrasin/ Shqipëria 49% më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore se norma e BE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat