Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin me gjobë nga 5 deri në 15 mijë drejtuesve të mjeteve, të cilët konstatohen duke lëvizur në makinë me fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit.
Përmes një komunikate bëhet me dije se si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve, të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
“Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.