Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth të 70- ave, e identifikuar si Roza Shahu.
E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.