11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreE dinit që “Starbucks” shpenzon më shumë për Sigurimin e Shëndetit të...

E dinit që “Starbucks” shpenzon më shumë për Sigurimin e Shëndetit të punonjësve sesa për blerjen e kafesë

“Starbucks” është një kompani me një rrjet lokalesh i shtrirë në mbarë botën që shërben vetëm kafe.

Me seli në Seattle, Washington ai është zinxhiri më i madh i “coffeehouse” në botë.

Në fund të vitit 2021, kompania numëronte 33,833 dyqane në 80 vende të ndryshme të botës, 15,444 prej të cilave ndodheshin në Shtetet e Bashkuara.

Të ardhurat e kompanisë për vitin 2021 arritën në vlerën e mbi 29 miliardë dollarëve.

Megjithëse drejtuesit morën një vendim për të reduktuar kostot në përgjithësi, CEO i kompanisë Howard Schultz, nuk ka pranuar të prekë Sigurimin e Shëndetit për të gjithë punonjësit e tij.

Një nga aksionerët u takua me Schultz dhe i propozoi që për shkak të krizës të ulë mbulimin e Sigurimit të Shëndetit për punonjësit me kohë të pjesshme. Por Schultz refuzoi ta bënte një gjë të tillë, pasi Sigurimi i Shëndetit ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e punës.

Kosto për këtë përfitim të punonjësve shkon mbi 300 milionë dollarë, që është më shumë se sa kompania shpenzon në blerjen e kafesë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat