14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet në punë punonjësi i ndërtimit në Elbasan/ Ende punoni pa qenë...

Aksidentohet në punë punonjësi i ndërtimit në Elbasan/ Ende punoni pa qenë të siguruar?!

Një 40-vjeçar në qytetin e Elbasanit, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa po punonte në ndërtim, duke në spital.

Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

NEVOJA PËR SIGURIM NGA AKSIDENTET 

Paaftësia e përkohshme ose e përhershme për punë mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetesës të të aksidentuarit.

Sigurimi nga aksidentet ndihmon në përballimin e situatave të tilla duke mbuluar shpenzimet e paparashikuara.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Miniera, Fasoneri, Gomisteri, Pastrim etj)
  • Të gjithë individëve (Ndërtues, Minator, Hidraulik, Elektriçist, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

LEXO EDHE: Më e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

32 njerëz humbën jetën në punë në 2022

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.

Mosgarantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Ndërkohë, çdo vit, më shumë se 2 milionë persona vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Pra, më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

Ndaj, mos punoni asnjëherë pa qenë më parë të siguruar.

Për më shumë informacione:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat