12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë te 'Rruga e Arbrit'/ Përmbyset automjeti mbi urën 158...

Aksident i rëndë te ‘Rruga e Arbrit’/ Përmbyset automjeti mbi urën 158 m të lartë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në ‘Rrugën e Arbrit’ mbrëmjen e sotme, ndërsa një automjet është përmbysur mbi urën 158 metra të lartë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në dalje të tunelit të tretë të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Automjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.

“Klos/Informacion paraprak: Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat,  shtetasi  A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.”, njofton policia në lidhje me aksidentin.

LEXO EDHE: Traumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat