Sipas të dhënave të fundit të CDC-së, bazuar studime të kryera, rezulton se tre muaj pasi jeni shëruar nga COVID-19 nuk ka nevojë për testim, përveç rasteve kur personi shfaq simptoma.
“Shumica e njerëzve që infektohen me Coronavirus, pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë simptoma, prodhojnë antitrupa që luftojnë kundër virusit. Ata që janë shëruar, gjasat për ri-infektim i kanë shumë të vogla në tre muajt e parë pas infektimit të parë”, thuhet në një studim.
Lexo edhe: Covid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira
“Nëse jeni infektuar dhe keni pasur simptoma të lehta dhe një përgjigje të mirë imune, atëherë jeni më shumë te ekspozuar për t’u ri-infektuar”, shprehet mjeku Thomas Russo, profesor dhe shef i katedrës për sëmundje infektive në Universitetit Buffalo në New York.
E për shkak të numrit të madh të infektuarve, virusi është “çrrënjosur” thellë. Kur ekspozohemi nga personat e infektuar dhe që nuk kanë asnjë simptomë, atëherë ekziston rrezik më i madh për ri-infektim.
Lexo edhe: Mësimet nga gripi spanjoll dhe gabimet që nuk duhen përsëritur me Covid-19