Njerëzit me Covid-19 të lehtë që nuk vuajnë simptoma të tjera të “Covidit të gjatë”, mund të përjetojnë përkeqësim të vëmendjes dhe kujtesës në 6-9 muaj pas infeksionit, sipas një studimi të Oxford University në Britaninë e Madhe.
Problemet me funksionin e njohjes, që ndikojnë nivelin e përqëndrimit, së bashku me problemet me kujtesën dhe lodhjen fizike, janë karakteristika të Covidit të gjatë, por nuk është përcaktuar se sa gjerësisht të përhapura janë problemet me vëmendjen pas infeksionit me Covid-19.
Në studim, pjesëmarrësve që ishin testuar pozitiv më parë me Covid por nuk kishin raportuar simptoma të tjera të covidit të gjatë, i’u kërkua të ndërmarrin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësitë e funksionit njohës.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin dukshëm më keq në rikujtimin e eksperiencave personale, që njihet si kujtesë episodike, deri në 6 muaj pas infeksionit. Ata kishin gjithashtu një rënie më të madhe në aftësinë e tyre për të ruajtur vëmendjen me kalimin e kohës, krahasuar me individët e painfektuar, deri në 9 muaj pas infeksionit.