24.5 C
Tirana
Monday, May 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet, avokatët dhe qytetari: kush qëndron realisht në anën e të dëmtuarit?

Sigurimet, avokatët dhe qytetari: kush qëndron realisht në anën e të dëmtuarit?

Edhe më herët, Sigurime.Online e ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri funksionon një sistem i koordinuar dhe i pashëndetshëm i “avokatisë së dëmeve” nga aksidentet. Ky sistem dëmton gjithë industrinë e sigurimeve.

Së pari, penalizon vetë të dëmtuarit, të cilët ose presin gjatë për dëmshpërblimin deri në fund të procesit gjyqësor, ose përfundojnë të nënpaguar, pasi 30–50% e vlerës i shkon zyrës avokatore.

Së dyti, dëmton imazhin e industrisë së sigurimeve, duke u ndërtuar mbi kultivimin e mosbesimit ndaj saj. Mesazhi i vazhdueshëm është: “Siguruesit nuk të paguajnë, ne të ndihmojmë.”

Së treti, praktika ndikon negativisht edhe në praktikën ligjore, duke e shtrembëruar atë përmes prokurave të përfaqësimit që shndërrohen në kushtëzim dhe ndarje paraprake të dëmshpërblimit.

Në Shqipëri ndodhin mbi 200 viktima në vit, mbi 1,000 të plagosur rëndë dhe mijëra plagosje të lehta, me një total dëmshpërblimesh që kalon 30 milionë euro.

Pas aksidenteve, dëmi vlerësohet fillimisht nga mjeku ligjor dhe më pas aplikohet formula e Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Pagesa kryhet nga kompanitë e sigurimeve brenda parashikimeve ligjore pas dorëzimit të dosjes së dëmit.

Dëmtimet ndahen në tre kategori: të lehta, mbi 9 ditë raport paaftësie pa rrezik për jetën dhe të rënda me rrezik për jetën.

Problemi, sipas këtij shqetësimi, lind kur “avokatët e specializuar” ndërhyjnë menjëherë pas aksidentit, shpesh përmes rrjeteve të tyre, marrin prokura përfaqësimi dhe përfitojnë pjesë të dëmshpërblimit. Kjo sjell zvarritje, ulje të pagesës reale dhe keqkuptim nga i dëmtuari.

Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve ofrojnë falas listën e dokumenteve, formularin, konsultën dhe gjithë procesin e raportimit të dëmit, ndërsa qytetari njihet me shumën e llogaritur sipas formulës ligjore dhe mund të ndjekë të gjitha shkallët e ankesës deri në gjykatë.

Në këtë kuadër, “avokatët e sigurimeve” paraqiten më shumë si ndërmjetës biznesi sesa përfaqësues ligjorë tradicionalë.

Fakti që rreth 50 mijë raste janë mbyllur, ndërsa vetëm rreth 1 mijë vijojnë në gjykata për shkak të ndërhyrjes së tyre, konsiderohet domethënës.

Sigurime.Online apelon qytetarët t’u drejtohen direkt zyrave të kompanive të sigurimit dhe të shmangin zyrat e avokatisë të specializuara në çështje të sigurimeve. E drejta e tyre e dëmshpërblimit është ligjore, e patjetërsueshme dhe vetëm pasi i kanë ndjekur vetë hallkat e para, mund t’i drejtohen gjykatës.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat