Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt SHBA-ve, që lidhet me rregullat anti-Covid.
Ambasada u bën apel qytetarëve që të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve para se të vendosin të udhëtojnë.
NJOFTIMI
“Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara? Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj.
Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane.”
Lexo edhe: Do të studiosh apo punosh jashtë Shqipërisë? Ja çfarë duhet të dish para se të trokasësh në ambasadë