Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, sfidë që do të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën e parë në grupin B1 të UEFA Nations League, Ukrainë – Shqipëri në fshf.org.
Çmimi i biletës në “fans away sector” është 1.200 lekë.
Biletat janë elektronike dhe do i dërgohen blerësit në “email” 3 ditë përpara ndeshjes më 4 shtator.
Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në grupin B1 ndaj Gjeorgjisë.
Ky takim do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre KËTU.
LEXO EDHE: “Partner i FSHF prej vitit 2016”, çfarë shkruan Duka për ditëlindjen e 25-të të SIGAL UNIQA