1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKurimi i sëmundjeve të shkaktuara nga duhani u kushton familjeve shqiptare mbi...

Kurimi i sëmundjeve të shkaktuara nga duhani u kushton familjeve shqiptare mbi 223 mln lekë në vit

Familjet shqiptare shpenzojnë rreth 223.3 milionë lekë në vit për të kuruar sëmundjet që shkaktohen nga konsumi i duhanit.

Një studim i realizuar dhe publikuar nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe studioja e konsultimeve ekonomike (DSA), nënvizohet rëndësia e një politike fiskale dhe jofiskale më të ashpër për të dekurajuar konsumin e duhanit.

Sipas studimit duhanpirja jo vetëm që dëmton shëndetin, por sjell edhe varfëri.

Shpenzimet vjetore të  kujdesit shëndetësor në lidhje me  konsumin e duhanit arrijnë në rreth 223.3 milionë lekë, pjesa më e madhe shkon për  shpenzimet e lidhura me barnat (rreth 20 milionë)”, bën të ditur studimi.

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

Duhani vret, këtë e dimë të gjithë.

Shuma e njerëzve të cilët kanë vdekur si pasojë e duhanpirjes në 50 vitet e fundit është më e madhe se sa shuma e popullatës të 5 qyteteve më të mëdha të SHBA-së.

Por cilat janë disa prej sëmundjeve më të rënda që shkakton duhanpirja?

1) Kancer në mushkëri

Më shumë njerëz kanë vdekur nga kanceri në mushkëri se çdo lloji kanceri tjetër.

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit në mushkëri dhe shkaktar për 87% të vdekjeve nga kjo sëmundje.

2) Sëmundjet e zemrës

Pirja e duhanit dëmton çdo organ në trupin tuaj, përfshirë edhe zemrën.

Pirja e duhanit mund të shkaktoj bllokim të arterieve që do të thotë se më pak oksigjen dhe gjak do të kalojë në zemrën tuaj.

3) Atak kardiak

Për shkak se pirja e duhanit ka ndikim në arterie, ajo edhe mund të shkaktoj atak në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur ndërpritet përkohësisht furnizimi me gjak deri në tru.

Një atak në zemër mund të shkaktoj paralizim të trupit por dhe vdekje.

4) Astma

Astma është sëmundje kronike e mushkërive që vështirëson frymëmarrjen.

Për shkak se pirja e duhanit i irriton edhe ata që janë afër jush, ajo mund edhe të shkaktoj atak të astmës.

Doktorët thonë që pirja e duhanit vetëm e përkeqëson këtë sëmundje.

5) Lindje të parakohshme

Efektet e pirjes së duhanit, jo vetëm që kanë ndikim në shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës.

Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë mund të shkaktoj lindje të parakohshme.

Fëmijët të cilët lindin para kohe kanë probleme më të mëdha me gjendjen e tyre shëndetësore e që mund të shkaktojë edhe vdekje.

LEXO EDHE: Mbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, një mbrojtje e garantuar për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat