16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViktima në njerëz dhe dëme materiale kolosale/ Moti i keq gjunjëzon Evropën

Viktima në njerëz dhe dëme materiale kolosale/ Moti i keq gjunjëzon Evropën

Vijon vala e motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje, teksa në Toscana, zona më e prekur nga moti i keq, raportohen dhe tre viktima.

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër.

Një zjarrfikës në Veneto është shpallur i humbur pasi e mori rrjedha e uji teksa po vendoste thasë me rërë për të penguar përmbytjen e banesës së babait të tij.

Lumenjtë po arrijnë në kuota maksimale dhe shumë shpejt dalja e tyre do ta përkeqësojë më tej situatën pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë dhe në orët në vijim.

Probleme në Evropën Perëndimore

Stuhia “Ciaran”, shënohen të paktën shtatë viktima, era shënon shpejtësi rekord

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, për shkak të stuhisë “Ciaran” që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Francë.

Erëra me shpejtësi më të lartë se 190 km/h u regjistruan në bregdetin atlantik të Francës, duke nxjerrë pemët me gjithë rrënjë dhe duke dëmtuar shtëpi.

Në Spanjë, ku stuhia e kaploi pothuajse të gjithë vendin me shira të mëdha dhe erëra të forta, humbi jetën një grua pasi u godit nga pema, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan. Disa fluturime dhe udhëtime me tren u anuluan, ndërsa parqet në kryeqytetin Madrid e qytetet e tjera u mbyllën.

Dy persona ndërruan jetë si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve në Belgjikë, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, i cili ishte dërguar në spital por ndërroi jetë pas disa orësh.

Viktima tjetër u shënua në Gjermani, ku një grua e moshuar vdiq si pasojë e rrëzimit të një dege peme, ndërsa vajza e saj u lëndua rëndë.

Autoritetet lokale dhe qendrore kanë paralajmëruar banorët të mos rrinë afër hapësirave të gjelbra për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve.

Në Britani të Madhe mijëra persona mbetën pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta, të cilat shkaktuan dëme të shumta.

Mediat në Holandë raportuan gjithashtu për një të vdekur dhe disa të lënduar nga rrëzimi i pemëve.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat