16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMeshkujt të rrezikuar nga kanceri/ Virusi që tek gratë shkakton tumor në...

Meshkujt të rrezikuar nga kanceri/ Virusi që tek gratë shkakton tumor në mitër, prek edhe burrat

Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjoze “The Lancet Global Health” tregon se 1 në 3 burra mbi moshën 15 vjeç janë të infektuar me të paktën një variant të virusit gjenital “human papilloma” (HPV) dhe 1 në 5 janë të infektuar me një ose më shumë nga variantet që njihen me rrezik të lartë ose gjenet kanceroze të HPV-së.

Këto vlerësime tregojnë se burrat shpesh janë bartës të këtyre infeksioneve dhe theksojnë rëndësinë e përfshirjes së tyre në përpjekjet për të kontrolluar infeksionin HPV dhe për të zvogëluar incidencën e sëmundjeve të lidhura me HPV si tek burrat ashtu edhe te gratë.

Analiza mbi prevalencën e këtij infeksioni genital në popullatën e përgjithshme mashkullore u bazua në studimet e publikuara midis viteve 1995-2022.

Prevalenca, që ishte rezultat i të dhënave të mbledhura në mbarë botën, rezultoi 31% për çdo HPV dhe 21% për variantet e HPV-së me rrezik të lartë. Gjenotipi HPV-16 doli më i përhapur i HPV-së (5%) i ndjekur nga ai HPV-6 (4%).

Prevalenca e HPV-së ishte e lartë tek të rinjtë duke arritur një maksimum midis moshës 25 dhe 29 vjeç dhe më pas stabilizohej deri në rënie.

Shumica e infeksioneve HPV tek burrat dhe gratë janë asimptomatike, por ato mund të çojnë në pasoja afatgjata dhe vdekje.

Çdo vit, më shumë se 340 mijë gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës. Tek meshkujt, infeksioni HPV tenton të manifestohet klinikisht përmes lythave anogenitale (lytha në organin genital dhe anus), të cilat shkaktojnë sëmundshmëri të konsiderueshme dhe rrisin shkallën e transmetimit të HPV-së.

Infeksionet HPV shoqërohen gjithashtu me kanceri të penisit, anusit dhe orofaringut, të cilët zakonisht lidhen me HPV e tipit 16. Studimi global mbi prevalencën e infeksionit gjenital HPV tek meshkujt konfirmon se sa i përhapur është infeksioni HPV. Infeksioni HPV me lloje HPV me rrezik të lartë mund të shkaktojë lytha gjenitale dhe kancer oral, penil dhe anal te meshkujt.

LEXO EDHE: “Merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”/ ‘Sigurimi anti Tumor’, risia më e fundit nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat