Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Së fundmi, një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për rritjen e fluksit të fluturimeve.
Raporti i referohet fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.
Sipas “Eurocontrol Flights”, Shqipëria ka lënë pas jo vetëm vende nga Bashkimit Europian, por edhe Kroacinë, Greqinë, vende me turizmin më të zhvilluar në Ballkan.