Teksa Greqia po digjet nga zjarret, në Serbi ka rënë breshër në madhësinë e një veze.
Në Kralevë dhe Krushevc situata paraqitet më e përkeqësuar, teksa si pasojë e stuhisë së mbrëmshme që ka goditur Serbinë, kanë humbur jetën 3 persona.
Ndërkohë një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Dhe një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovačica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë, tha Departamenti i Policisë së Pançevës.
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për bubullima të forta, reshje shiu dhe breshër, ndërsa dëmet e shkaktuara deri më tani janë të konsiderueshme.