5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNise 2023 me "këmbën e djathtë”/ Hap një llogari pensioni në Fondin...

Nise 2023 me “këmbën e djathtë”/ Hap një llogari pensioni në Fondin SIGAL, investoni kursimet tuaja me interesa të larta

Me një popullsi në tkurrje dhe në plakje, me të rinjtë që po emigrojnë gjithmonë e më shumë, skema e pensioneve janë një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike për Shqipërinë.

Shumë shtete të tjera, përfshirë edhe ato në rajon, e kanë gjeturn zgjidhjen që ka rezultuar mjaft efikase: Pensionet Private.

Ky treg po merr zhvillim edhe në vendin tonë, megjithëse shifrat nuk janë aty ku duhej të ishin.

Gjatë 9-mujorit të vitit 2022, tregu i fondeve të pensioneve private shënoi një rritje prej 7.29% krahasuar me vitin 2021, duke arritur një total asetesh neto prej 5.4 miliardë lekë.

Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 4.2% e atyre që paguajnë kontribute në skemën e detyrueshme shtetërore dhe afërsisht sa 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve (bazuar në Anketën e Forcave të Punës).

LEXO EDHE: 9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Ka ardhur momenti që edhe qytetarët shqiptarë ti shohin pensionet private si e vetmja mundësi për rritje reale të pensioneve.

Ato janë të linçensuara konform legjislacionit shqiptar dhe janë të garantuara. Ndërsa përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disa-fish më të lartë sesa pensioni shtetëror.

Ndaj nëse do ta nisësh vitin 2023 me “këmbën e djathtë” hap një llogari pensioni vullnetar në Fondin më të madh në Shqipëri, Fondi SIGAL dhe investoni kursimet tuaja me interesa të larta variable duke përfituar edhe nga benefitet fiskale.

LEXO EDHE: Projektet e 2023/ “Kredi nëpërmjet pensioneve vullnetare dhe llogari në euro”

Mes shumë avantazheve që ofron Fondi SIGAL, më e rëndësishmja është se, paratë e investuara nuk humbasin por trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Avantazhet e anëtarësimit në Fondin vullnetar/privat SIGAL:

  • Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme.
  • Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2,000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5,000 lekë ose mund të kontribuojë me 1,000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese. Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëherëshme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.
  • Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:

Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;

Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;
  • Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:

kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit www.fondisigal.com.al

njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre

nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit

  • Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

Sa më herët të fillojë paguani në një fond privat pensioni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Shembull:

Për 10 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8,200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384,000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17,000 lekë, fitimi nga investimi është 2,580,000 lekë.

Norma e fitimit në shembull është e supozuar, fitimi është në bazë të investimit dhe llogatitet çdo vit.

LEXO EDHE: Të investosh për të ardhmen/ Ponari: Asnjë qindarkë e humbur, si funksionon lidhja e një pensioni privat

E ardhmja juaj me plan Pensioni Vullnetar SIGAL është një e ardhme me standard jetese të kënaqshëm!

Për më shumë informacione:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: +35544511666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat