Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet të cilat bëjnë më shumë udhëtime. Mbi 30% e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë si vend origjine qarkun e Tiranës. Këtë tregojnë të dhënat e “Anketës së Turizmit për Pushime dhe Udhëtime” për vitin 2021, të publikuar së fundmi nga INSTAT
SCAN INTEL ka analizuartë dhënat duke bërë një krahasim mes qarqeve të cilat udhëtojnë më shumë si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj.
Referuar shifrave 33.5% e udhëtarëve të cilat kanë vizituar Shqipërinë janë nga Tirana.
Qarku i dytë i cili ka përqindjen më të lartë të udhëtarëve është Korça me 10.9%, pasuar nga qarku i Fierit me 8.4%.
Në renditje vijon Elbasani si vend origjine me 8.2% të udhëtarëve të cilët kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2021.
Por cilët qarqe udhëtojnë më pak në Shqipëri?
Të dhënat grafike thonë se Gjirokastra është qarku i cili ka përqindjen më të ulët të udhëtimeve. Vetëm 1.4% e gjirokastritëve kanë udhëtuar nëpër Shqipëri vitin e kaluar.
Dibra ndjek në renditje Gjirokastrën me 2.5%.
LEXO EDHE: Rritja e turizmit/ 9-mujori, siguracionet për udhëtimet jashtë vendit i besohen SIGAL-it
Nëse analizojmë udhëtimet jashtë Shqipërisë përsëri të dhënat tregojnë se tiranasit janë ato të cilët udhëtojnë më shumë.
Rreth 37.1% e udhëtimeve jashtë vendit kanë si origjinë kryeqytetin.
Qarku i Fierit është qarku i dytë më përqindjen më të lartë të udhëtarëve të cilët kanë dalë jashtë Shqipërisë. Janë 11.8% e e udhëtimeve jashtë vendit të cilat kanë si destinacion Fierin, pasuar nga Durrësi me 11% dhe Korça me 8.9%.
Nëse do të flasim për anën tjetër të tabelës Gjirokastra nuk surprizon. Edhe për udhëtimet jashtë vendit ky qark regjistron përqindjen më të ulët me vetëm 0.3%.
Pra, e thënë ndryshe, vetëm 0.3% e totalit të udhëtimeve kanë qenë nga Gjirokastra. Qarku i Kukësit ndjek në renditje me përqindjen më të ulët me 0.5%.