2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë investosh për të ardhmen/ Ponari: Asnjë qindarkë e humbur, si funksionon...

Të investosh për të ardhmen/ Ponari: Asnjë qindarkë e humbur, si funksionon lidhja e një pensioni privat

Vendosja e një fondi për pension privat apo kursimi i parave, cila është zgjidhja më e mirë për pleqërinë?

Për këtë temë të ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe si funksionon pensioni privat, sqaroi më qartë Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Pasi sqaroi me shifra se si funksionon taksimi dhe derdhja e parave për një pension privat, ai iu përgjigj edhe pyetjes se çfarë ndodh me të në rastin e një fatkeqësie.

Në këtë pikë, duket se pensioni privat ka disa avantazhe më shumë se sa skema shtetërore.

Dhe një nga arsyet pse janë hapur kolonat private, pse Europa ka bërë këtë dhe gjithashtu edhe në Shqipëri është se në rast se ndodh një fatkeqësi, që mund të jetë edhe një invaliditet, ti edhe në invaliditet nuk punon dot. Kush do të të mbajë ty me lekë? Do të të japë ISSH-ja atë pension ose atë ndihmë financiare. Por po vdiqe, ti s’merr dot  asnjë lek nga shteti dhe po i pate fëmijët më të mëdhenj se 18 vjeç, ty shteti nuk të ndihmon dot financiarisht, as bashkëshorten tënde, as kalamajtë e tu kështu që ti do jesh i varur nga çfarë ke kursyer ose nga çfarë ke asete në shtëpi. Kurse duke qenë se ti në momentin e parë që ke filluar punë, dhe kjo është ideja, të bësh pagesa mujore të vogla, nuk  është e thënë shuma të mëdha”.

Ju i kompensoni në këtë rast?

Elvis Ponari: Po, në rast se ndodh vdekja dhe këtë po thosha, në rast se ti ke filluar punë dhe paguan  pagesa mujore dhe në 30 vjet punë, 1000 Lekë të kesh paguar, ti i bie, me rregull treshi, 3000 Lekë të marrësh kur të dalësh në pension, pra kjo është ideja, me këto vlera interesi që kemi ne, pensionistët  marrin rreth dyfishin, trefishin e asaj që kanë kursyer. Pa bërë asgjë.

Aldo: E qartë.

Elvis Ponari: Dhe në rast se ti vdes…

Albana Çaushaj: Larg qoftë!

Elvis Ponari: Po pra, patjetër që larg qoftë, por skemat, vetë shteti i bën këto skema, domethënë kjo është një skemë shtetërore që e ka bërë shteti për të mbrojtur qytetarët shqiptarë, sepse në rast se ti vdes, si do jetojë familja jote? Çdo gjë që ti ke te pensioni privat, i merr menjëherë bashkëshortja, kalamajtë, i ardhshmi, janë të trashëgueshme të menjëhershme.

Albana Çaushaj: Nuk të humbet gjë, kjo është ideja.

Elvis Ponari: Asnjë gjë.

LEXO EDHE: “Risk zero”, Rama: Moment i mirë për të investuar në bono thesari

Në Shqipëri janë 36 mijë qytetarë që derdhin kontribute shtesë për të marrë pensione të larta në të ardhmen.

Shifrat tregojnë se më shumë se 2000 individë shtohen çdo vit në skemën e pensioneve private.

Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.

Në fund të tetorit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 36 020, duke u rritur me 2420 individë, krahasuar me 1 vit më parë.

Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 46.8 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore 18%.

Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 18 500 pjesëmarrëse, kundrejt 17.550 meshkujve.

Sa i përket aseteve neto, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të kryesojë tregun me 2.408 milionë Lekë dhe me një diferencë të konsiderueshme me fondin të rënditur në vend të dytë.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat