11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore/ 3 viktima dhe një i plagosur rëndë në pak orë....

Aksidentet rrugore/ 3 viktima dhe një i plagosur rëndë në pak orë. Shkaqet kryesore dhe qarqet më problematike

Tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në tre aksidente të ndodhura në Lushnje dhe Fushë Kruje.

Në autostradën Lushnje-Fier mbeti i vdekur një 60 vjeçar.

Shtetasi i identifikuar Qemal Shala po udhëtonte me motorçikletën e tij, kur është goditur nga një mjet bujqësor. Pavarësisht se 60 vjeçari kishte kasë mbrojtëse të vendosur në kokë goditja ka qenë e fortë dhe ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë një 50 vjeçare qe drejtonte motocikletën gjeti vdekjen në rrugën rurale Krutje-Bubullime.

Afërdita Rasti banuese në Kallm të Fierit humbn kontrillin e motomjetit duke rënë ne kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aksidenti i rradhës u regjistrua në fshatin Arrameras të Fushë Krujës.

Një autoveture tip ‘Smart’ me targë AA 062 TO e cila drejtohej nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jeten pasagjeri Mirjan Tema, 20 vjeç, banori i fshatit Larushk, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

Në Shqipëri numri i aksidenteve të rënda vijon të jetë problem.

Nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti janë shënuar në rrugët e vendit 884 aksidente rrugore, me 1257 të vdekur dhe të plagosur.

Numrin më të madh të aksidenteve vijon ta mbajë Tirana ku në 9 muaj janë shënuar 400 aksidente, e ndjekur nga Lezha me 123 aksidente dhe Gjirokastra me 58 të tilla.

Ndërsa numrin më të ulët për periudhën janar-shtator e ka qarku Dibër me 5 aksidente rrugore.

Në një raport të mëparshëm, Banka Botërore e rendiste Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të vdekjeve në rrugë, përkatësisht 94 vdekje për 1 milion banorë.

Disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore:

  1. Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit. Situata në rrugë është e gjithanshme por reflekset dhe komandimi i saj nuk mund të merren me një patentë të blerë apo me një makinë të vjetër që ka bërë mijëra kilometra dhe që nuk lejohet të qarkullojë në Europë, për shkak të mbikalimit të limit të lejuar të kilometrave të përshkruar dhe parametrat që mbart.
  2. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara?
  3. Mjetet tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë? Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja.
  4. Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.
  5. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdoruesë nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.
  6. Sistemi rrugor shqiptar nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Statistikat tregojnë për shumë raste të humbjes së jetës si pasojë e këtyre rënieve në Shqipëri. Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.
  7. Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri.
  8. Mjetet janë tejet të përdorura në rrugë të këqija. Shqipëria ka përqindje shumë të ulët të automjeteve të reja në raport me numrin e përgjithshëm të tyre.

    Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në fund të vitit 2021 vetëm 0.6% e autoveturave aktive të regjistruara ishin makina të reja.

    Makina të reja, sipas metodologjisë së përdorur nga Eurostat, konsiderohen ato të prodhuara gjatë dy viteve të fundit. Me këto shifra, Shqipëria është larg niveleve më të fundit të raportuara nga vendet e Bashkimit Europian.

    Por pse lejohet kjo gjë? Cilat janë arsyet?!…

Tregu i Sigurimeve, Policia Rrugore dhe “sekserët”

Ka ardhur koha që qeveria të lancojë një strategji kombëtare për të gjithë aktorët e përfshirë që të kontribuojë në uljen e shifrave të aksidenteve.

Marketingu më i mirë për çdo kompani sigurimi është pagesa e dëmeve por tregu i sigurimeve prej vitesh është përballur me fenomene dhe problematika të çuditshme sa i përket vlerësimit të dëmeve.

Një prej problematikave të mbartura dhe të vazhdueshme janë punonjësit e Policisë Rrugore që shkojnë në një vendngjarje.

Fotografimi i ngjarjes, i përplasjes, dinakima, skicimi etj janë ato që përbëjnë zanafillën e dosjes së dëmit dhe që këtu çalon sistemi. Ka raste të rëndomta ku ka një anshmëri nga polici prezent.

Edhe në rastet edhe të makinave luksoze që ecin me shpejtësi të lartë, ka situata që policia nuk ndihmon rastin për të vendosur fajtorin. Ndërsa nuk mungojnë as pyetjet e pakuptimta “Kush nga ju (drejtuesit e automjeteve) ka Siguracion KASKO?”.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre nëpër spitale, kryesisht në atë të Traumës, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme.

Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata i detyrojnë ato të paguajnë.

I dëmtuari lëshon një prokurë të posaçme duke krijuar kështu një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet po ai.

Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Ndaj çdo qytetar duhet të shmangë palët e treta, qofshin avokatë apo sekserë dhe ti drejtohen menjëherë kompanisë së sigurimit ku është i siguruar.

Duke zgjedhur ndërmjetës qytetarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Në shumë raste i humbasin edhe totalisht sepse ka denoncime kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe sot janë në procese gjyqësore.

Nëse rast se kompania e sigurimit nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentat, që është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës.

Por mënyra më e mirë është të zgjidhësh problemin brenda kompanisë së sigurimit, të kërkosh vlerën që të takon e të largohesh. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident.

LEXO EDHE: Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat