Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.
Ato shkaktojnë mbi 16% te të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare).
Një studim i Institutit të Shëndetit Publik thotë se çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona. Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç.
Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja për 2018 dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste ne 2018.
Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje 3 gjatë dekadave të fundit, kryesisht për arsye të rritjes se moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe te tjera te lidhura me stilin e jetesës apo mjedisin.
Studimi thotë se, tumori i gjirit dhe tumori kolorektal (zorra e trashë) duket se kanë qenë në rritje, ndërkohë që tumori i stomakut apo ai i mushkërive, megjithëse tradicionalisht janë mjaft të shpeshtë në vendin tonë nuk janë duke u rritur.
Me përjashtim te tumoreve të organeve riprodhuese femërore, vdekshmëria nga tumoret e tjerë është më i shpeshtë mes meshkujve.
Kurimi i sëmundjeve të tilla kanë kosto shumë të larta dhe shumë prej tyre duhet të shtrohen në spitale jashtë vendit. Ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, përmes siguracionit “Jetë Plus”, ka sjellë një mundësi unike për të marrë shërbime mjekësore në spitalet më të mira në botë.
Çfarë mundëson “Jetë Plus”:
- Konfirmimi i diagnozës suaj nga mjekë të huaj
- Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
- Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
- Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
- Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
- Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
Përveç tumoret, cilat sëmundje mbulon siguracioni “Jetë Plus”:
- Ndërhyrjet kirurgjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zëvendësim i valvulave koronare)
- Ndërhyrjet kirurgjikale në kokë
- Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
- Transplantet nga një dhurues i gjallë
A i mbulon siguracioni “Jetë Plus” shpenzimet jashtë spitalit? PO.
Ku mund të gjeni një siguracion të tillë diku tjetër?!…
LEXO EDHE: “Sigurimi i Shëndetit”/ Kompania që paguan më shumë dëme, besimi i shqiptarëve te SIGAL në rritje
Merr një ofertë tani, ONLINE, në www.sigal.com.al
ose shkruaj në: [email protected], WhatsApp +355 68 606 2829